INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trazirat tek parlamenti/ Plagoset një protestues, pjesëmarrësit akuzojnë policinë

Trazirat tek parlamenti/ Plagoset një protestues, pjesëmarrësit akuzojnë policinë

Publikuar më: 21:13 02-06-2019

U duk se gjithçka do të mbyllej qetë por protesta u tensionua pas zhvendosjes nga Kryeministria. Muzika dhe thirrjet Rama ik para Kryeministrisë i lanë vendin tensioneve, hedhjes pa kriter të shashkave, tymueseve dhe kapsollave para Kuvendit.

Raportohet se protestuesit gjuajtën me gurë drejt policisë. Një protestues ka mbetur i plagosur tek paralmaneti, duke vënë në këtë mënyrë pjesëmarrësit në alarm për gjendjen.

Plagët që ai ka marrë duket se janë në këmbën e majtë dhe ka hemorragji. Disa teori supozojnë se ai është plagosur nga mjetet dhe kapsollat e hedhura, ndërsa protestuesit pretendojnë se është plagosur nga policia.

Personi i plagosur ka pasur gjendje të fikëti, por më pas është përmendur.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658