INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta zhvendoset tek parlamenti, shashka dhe tymuese në drejtim të Policisë, ministri Lleshaj: ‘’Lulzim Basha ndalo sulmin..’’

Protesta zhvendoset tek parlamenti, shashka dhe tymuese në drejtim të Policisë, ministri Lleshaj: ‘’Lulzim Basha ndalo sulmin..’’

Publikuar më: 20:59 02-06-2019

Protesta e opozitës është zhvendosur tashëm tek parlamenti.

Me urdhërin e kryetarit Lulzim Basha, protestuesit kanë nisur marshimin.

Ndërkohë policia ka marrë masat e saj. Një numër i madh efektivësh janë rreshtuar para hyrjes së parlamentit. Kujtojmë se policia nuk i ka dhënë leje opozitës të zhvendosë protestën e saj

Situata duket e tensionuar pasi në drejtim të parlamentit janë hedhur shashka e tymuese të forta dhe një polic është shoqëruar në spital pasi pësoi disa dëmtime.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Ministri I Brendshëm, Lleshaj:

“I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit”.

“Një officer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duetk se kanë financa mëdha për të blerë mjete shpërthyese, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e vendit.”

auto_Screenshot_59-600x3601559501659.jpg

tension-696x392.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003328800201416