INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzohej në Itali, Prokuroria pushon hetimet ndaj deputetit

Akuzohej në Itali, Prokuroria pushon hetimet ndaj deputetit

Publikuar më: 12:03 31-01-2019

Pushohen hetimet ndaj deputeti të LSI-së, Gledion Rahovica. Vendimi është marrë nga Prokuroria e Tiranës pasi saj, rezulton që Rahovica nuk ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Menjëherë pas kësaj, ish-deputeti në qarkun e Beratit ka kërkuar rikthimin e mandatit të deputetit pas vendimit të Prokurorisë që e nxori të pafajshëm, ndërsa shqyrtimi për rikthimin e mandatit pritet të merret sot në orën 12:00 nga Gjykata Administrative.

Kujtojmë se Komisioni Qendror Zgjedhor vendosi t’ju heqë mandatin dy deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI-së me kërkesë të njësisë së dekriminalizimit.
Ish deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, akuzohej nga Prokuroria se ishte arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”.

Ai mohoi akuzat e Prokurorisë në atë kohë duke thënë se ka qenë student në Romë gjatë kohës për të cilat flet akuza e Prokurorisë.

rahovica.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504