INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Akuzat për përdhunim/ Sa pagoi Ronaldo për t’ia ''mbyllur gojën'' ish-gruas së shqiptarit, zbulohen shifrat! [FOTO]

Akuzat për përdhunim/ Sa pagoi Ronaldo për t’ia ''mbyllur gojën'' ish-gruas së shqiptarit, zbulohen shifrat! [FOTO]

Publikuar më: 16:48 21-08-2019

Cristiano Ronaldo ka rezultuar i pastër nga akuzat e bukuroshes, Kathryn Mayorga. 34 vjeçarja pohonte se ka shkuar në shtrat me yllin portugez pa dëshirën e saj, duke abuzuar më pas me trupin e saj. Por, pavarësisht se historia ngjau me reale në fillim, shumë shpejt ajo u shua.

Kjo pasi Ronaldo pagoi një shumë të konsiderueshme. Lajmin e bën të ditur “The Independent”, që konfirmon se Ronaldo ka paguar 375 mijë dollarë në llogarinë e Mayorga vetëm që çështja të mbyllet.

Siç argumentojnë avokatët e Ronaldos, pagesa e kësaj shume nuk inkriminon Ronaldon dhe u bë thjesht për të shmangur proceset gjyqësore në shkallë të gjerë.

“Kur vënë në dyshim ndershmërinë tënde normal që do të ndihesh keq. Kam një partnere, kam 4 fëmijë, njëri prej tyre është 9 vjeç dhe është inteligjent. Në shtëpi hynin të gjitha këto lajme për faj të gazetave, por falë zotit u demonstrua që jam i pafajshëm.”, u shpreh Ronaldo në një intervistë të fundit për mediat portugeze.

roni.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0025699138641357