INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aktorja e njohur zbulon mesazhin që mori nga mami i Selin për imitimin që i bëri vajzës së saj

Aktorja e njohur zbulon mesazhin që mori nga mami i Selin për imitimin që i bëri vajzës së saj

Publikuar më: 18:33 11-04-2026

Aktorja Suela Prendi zbuloi se mamaja e Selin dhe shoqja e banores i kanë shkruar, për imitimin që i ka bërë njeriut të tyre të dashur. Prendi u bë më tepër e njohur në imitimin e Selin, banores së “Big Brother VIP”, në programin e humorit “Portokalli”.

“Erdha për audicion dhe më pëlqeu ideja. Unë kam poasur qëllim të futem në television dhe mënyra se si erdhi ishte shumë e bukur. Me Selin njihem nga një shfaqe shkolle, unë isha aktore ajo koreografe. Unë kam fatin që edhe i ngjaj si imazh, por në fakt edhe si karakter me gjestikulacionet, i kam shumë natyrale. Mami i Selin më ka shkruar, shumë suksese, faleminderit shumë, je shumë e mirë dhe shoqja e saj. Jam ndjerë shumë mirë kur më kanë shkruar familjarët e Selin, e kisha me frikë se si do ta prisnin, mendova mos do të ndikojë, sepse aty gjërat hiperbolizohen pak për humor”, tha aktorja.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102