INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Finalja e madhe e BBVA: Zbulohen 4 finalistët që do luftojnë për çmimin e madh

Finalja e madhe e BBVA: Zbulohen 4 finalistët që do luftojnë për çmimin e madh

Publikuar më: 11:32 12-04-2026

Spektakli i “Big Brother VIP Albania” po shkon drejt kulmit, teksa janë konfirmuar zyrtarisht katër finalistët e këtij edicioni. Selin, Mateo, Miri dhe Rogerti do të përballen me njëri-tjetrin në natën finale që do të mbahet më 18 prill.

Në një atmosferë festive dhe plot emocione, finalistët shijuan një moment të veçantë në tarracën e Top Channel, të shoqëruar nga një spektakël fishekzjarresh, që shënoi edhe nisjen e fundit të kësaj gare të gjatë.

Moderatori Ledion Liço njoftoi hapjen e televotimit, duke ia lënë tashmë në dorë publikut vendimin përfundimtar. “Jeni ju ata që do të zgjidhni fituesin,” u komunikua gjatë spektaklit, ndërsa u bë thirrje që fansat të dërgojnë me mesazh emrin e finalistit që duan të shpallet fitues i çmimit të madh.

Tashmë gjithçka është në duart e publikut, ndërsa gara mes katër finalistëve pritet të jetë më e fortë se kurrë deri në momentin e shpalljes së fituesit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036141872406006