INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksion blic tek shtëpitë e gjyqtarëve të çështjes ''DAJTI''

Aksion blic tek shtëpitë e gjyqtarëve të çështjes ''DAJTI''

Publikuar më: 10:11 15-02-2019

Në orët e para të mëngjesit forcat speciale të policisë kryenë kontrolle blic në 5 banesat e 3 gjyqtarëve të cilët ulën dënimin e Dritan Dajtit.

Mësohet së në banesën e gjyqtarit Skënder Daminit është gjetur një sasi lekësh.
Kontrollet u kryen në banesat e gjyqtarëve Skënder Danimi, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliajt në bazë të operacionit 'Forca e Ligjit'.
Këto kontrolle kanë ardhur pas informacioneve se gjyqtarët dyshohet se kanë abuzuar me detyrën dhe kanë dhënë vendim në kundërshtim me ligjin, në favor të Dritan Dajtit.
Dajti vrau disa vite më parë 4 policë, të veshur civilë, të cilët kishin shkuar për ta arrestuar. 3 gjyqtarët vendosën shfuqizimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vite burg.

Article Logic
Execution time: 0.0052790641784668