INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agron Duka takon Bashën, lajmëron protesta

Agron Duka takon Bashën, lajmëron protesta

Publikuar më: 16:12 09-08-2016

Në selinë blu Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur ish republikanin tashmë, Kreu i Partisë Agrare, Agron Dukën, pas takimit ky i fundit u tha gazetarëve se është pro qeverisë teknike për zgjedhje të ndershme. Po për tu arritur kjo Duka thotë se duhet një marrëveshje institucionale me të gjitha partitë politike, përfshi këtu edhe Partinë Socialiste. Kreu i agrarëve ka folur dhe për gjëndjen e mjerueshme të fshatrave, ku sipas tij shumica e premtimeve që janë bërë në fushatë nuk janë mbajtur. Ai hedh e një tjetër ide kur thotë se me një reagim popullor mund të arrihet të shkohet në zgjedhje me qeveri teknike dhe këtu e ka fjalën për protesat popullore.

Article Logic
Execution time: 0.0034120082855225