INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Agron Duka prezanton emrin e kandidatit të djathtë për Kolonjën

Agron Duka prezanton emrin e kandidatit të djathtë për Kolonjën

Publikuar më: 15:52 30-09-2016

Meqë PD ia la zgjedhjen e kandidatit për Bashkinë e Kolonjës aleatit të saj Partisë Agrare që kryesohet tashmë nga Agron Duka ky i fundit ka bërë publik sot emrin e të preferuarit të tij. Ai është Dritan Hajro pra i propozuar nga Partia Agrare.
Në fakt mësohet se kandidati i Dukës, Dritani është vëllai i ish-deputetit të PS-së, Sokol Hajros. Gjithësesi nga të majtët ende s’ka një emër edhe pse Kryetari i LSI u pyet sot nga gazetarët nuk dha një emër madje u duk se nuk donte të përzihej me këtë çështje.
Meta tha se: “Për mua personalisht nuk ka rëndësi, se ka qenë një humbje e papritur e parakohshme e kreut të mëparshëm dhe e pameritur kështu që nuk kam patur as kam ndërmend të merrem me kandidaturat për këtë çështje. Por do ndjek disa nga projektet, të cilat ai i nisi me dashuri dhe përkushtim për Kolonjën dhe jam i bindur që koalicioni do gjejë një kandidat sa më të mirë, po unë e kam të vështirë të mendoj të gjej kandidat më të mirë se niveli i tij.”
Zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës  zhvillohen pas ndarjes nga jeta të kryetarit Arben Malo.

Article Logic
Execution time: 0.0040128231048584