INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

Afrimiteti me Brikenën, reagon për herë të parë motra e Mateos

Publikuar më: 12:31 17-02-2026

Momente të ngrohta mes Mateos dhe Brikenës kanë tërhequr sërish vëmendjen e publikut në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gjatë mbrëmjes së kaluar, dy konkurrentët u panë shumë afër njëri-tjetrit, duke mbajtur duart dhe ledhatuar njër-tjetrin, duke konfirmuar çdo ditë e më shumë pëlqimin mes tyre.

Ky afrimitet nuk ka kaluar pa u vënë re nga familjarët. Motra e Mateos, Kejsi, reagoi në rrjetet sociale, duke publikuar një moment të dyshes dhe duke e shoqëruar me një mesazh ku shkruante: “Natën vetëm vëllait tim dhe Brikenës”, duke treguar mbështetjen dhe dashurinë për të vëllanë.

Për më tepër, fansat vunë re se familjet e dy konkurrentëve kanë nisur të ndjekin llogaritë e tyre në Instagram, gjest që interpretohet si një “bekim virtual” për lidhjen në zhvillim të Mateos dhe Brikenës.

fratel.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717