INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Abuzimet me tenderat/ Artan Hoxha: ''Nuk besoj se janë ata...''

Abuzimet me tenderat/ Artan Hoxha: ''Nuk besoj se janë ata...''

Publikuar më: 09:46 07-02-2019

“Nuk besoj se ata janë personat që kanë përfituar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga ato tendera abuzivë,”- është shprehur gazetari investigativ Artan Hoxha, lidhur me arrestimet e bëra të martën, ku objektiv të aksionit policor kanë qenë zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.

Këto deklarata janë bërë nga gazetari Hoxha i qenë prezent në emisionin “Repolitix”.

Ndër të tjera Artan Hoxha është shprehur se personat e arrestuar nuk i shikon si e keqja me e madhe në shpërdorimet e tenderave në Ministrinë e Drejtësisë.
“Nisur nga pozicioni që kanë këta persona, duke qenë se unë i njoh disa prej tyre, më duket e pabesueshme që në gjithë këtë shkelje ta kenë bërë ata sepse nuk kanë as krah dhe as këllqe,”- është shprehur gazetari Hoxha.

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156