INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Skandali i dosjeve, që “fshihen” në Gjykatën e Tiranës! Reagon Ministria e Drejtësisë

Skandali i dosjeve, që “fshihen” në Gjykatën e Tiranës! Reagon Ministria e Drejtësisë

Publikuar më: 16:17 23-08-2017

Mediat kanë hedhur dyshime të forta se janë fshehur 300 dosjeve në Gjykatën e Tiranës që duhet të dërgoheshin për rekurs, madje dhe janë futur në arkiv për të mos u hapur kurrë. Për këtë çështje ka reaguar e Ministria e Drejtësisë.
Zv. Ministrja, Etlina Gjonaj, njofton se ka urdhëruar Inspektoriatin e Ministrisë së Drejtësisë të kryejë verifikime në Gjykatën e Tiranës ku u zbulua skandali.
Ndërkohë, po sipas kërkesës së Gjonajt, në listën e verifikimeve janë vënë edhe disa gjykata kryesore në vend për të cilën nuk jepen të dhëna për shak të procesit që është në vijim.
Për këtë rast pritet të ketë dhe një reagim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ka tagrin të kryej verifikime dhe hetime administrative në rast se në këtë skandal do rezultojnë të përfshirë edhe gjyqtarë.
Deri në këto momente është Gjykata e Tiranës ajo e cila ka përfunduar verifikimin e dosjeve të fshehura nga rekursi ku rezulton se janë 300 të tilla, 299 civile dhe 1 penale.
Për këto dosjet që dyshohet se janë fshehur në Gjykatën e Tiranës, Kreu i kësaj gjykate, ka nisur procedurën e depozitimit penal për ish kryesekretaren Mimoza Cenaj, pasi sipas urdhër shkarkimit, ajo s’ka vënë në dijeni me shkrim apo dokument zyrtar eprorët për këtë rast të paprecedent dhe se 300 dosjet që duhet të çoheshin për rekurs nuk janë regjistruar asnjëherë në sistemin elektronik dhe statusi i tyre është përfundimtar.

Article Logic
Execution time: 0.0039088726043701