INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje/ Qëllohet me automatik makina e Dashamir Gjokës

Detaje/ Qëllohet me automatik makina e Dashamir Gjokës

Publikuar më: 15:57 23-08-2017

Një atentat është regjistruar ditën e sotme në Shijak ku ndaj një makine të blinduar është hapur zjarr.

Mësohet se makina drejtohej nga biznesmeni Dashamirë Gjkoa i cili ka qenë duke lëvizur me një mjet të blinduar bashkë me familjen e tij.

Fatmirësisht nga atentati nuk ka viktima ose të plagosur, ndërkohë që nuk ndihet personi i cili ka qëlluar me armë.

Gjoka është një emër i njohur për policinë italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Gjoka është një personazh i njohur për median, për kalvarin e gjatë me drejtësinë dhe një "perandorie" biznesesh që ka ngritur në Shijak. Fatmirësisht pjesëtarët e tjerë të familjes së tij kanë shpëtuar nga plumbat, pasi makina ishte e blinduar. Policia ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk ka njoftim zyrtar për këtë çështje.

Article Logic
Execution time: 0.0040159225463867