INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A është ky momenti kur Vladimir Putin i tregoi partneren e tij të re botës? [VIDEO]

A është ky momenti kur Vladimir Putin i tregoi partneren e tij të re botës? [VIDEO]

Publikuar më: 13:46 13-07-2017

Nuk është diçka që ndodh përditë të shohësh presidentin rus të hapë derën për një grua dhe më pas ta mbyllë me shpejtësi kur vëren praninë e kamerave.

Njeriu i hekurt i Kremlinit po shijonte pak relaks në resortin e tij të preferuar në veri të Rusisë, dhe i kishte dhënë vetë makinës drejt një manastiri të shenjtë. Ai parkoi dhe doli nga makina përpara se t’i hapte derën një pasagjereje misterioze për të dalë. Në këtë pikë duket se ka vënë re kamerat dhe pasagjerja i ka bërë me shenjë Putinit që të mbyllte sërish derën. Ai bindet, diçka e rrallë kjo për njeriun e fortë që drejton Rusinë, dhe futet vetëm në kishë.

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217