INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debitori i energjisë qëllon me çifte punonjësit e OSHEE

Debitori i energjisë qëllon me çifte punonjësit e OSHEE

Publikuar më: 13:34 13-07-2017

4 punonjës të OSHEE janë kërcënuar me çifte nga një debitor i energjisë elektrike në Belsh. Sipas të dhënave të para mësohet se punonjësit e OSHEE janë përplasur me një banor në Belsh, e shkak është bërë aksioni i OSHEE për ti ndërprerë dritat abonentit për shkak të debisë së akumuluar.
OSHEE bën me dije se e kishte njoftuar shtetasin Bedri Muça për debinë, por në momentin që po bënin ndërprerjen e energjisë në kabinë ai fillimisht ka ofenduar elektriçistin Servet Gjolena dhe më pas e ka kërcënuar. Muça nuk është mjaftuar kaq por ka marrë çiften në shtëpi dhe ka qëlluar ndaj grupit të kontrollit të OSHEE pjesë e të cilëve ishin dhe shtetasit Kliton Pepa, Andrea Zdrava, Qazim Koci.
Punonjësit e OSHEE janë larguar pa bërë ndërprerjen e energjisë, ndërsa kanë bërë kallëzim penal në polici ndaj abonentit.

Article Logic
Execution time: 0.0037541389465332