INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mungesë e marijuanes nëpër dyqane, shpallet “gjendje emergjence”

Mungesë e marijuanes nëpër dyqane, shpallet “gjendje emergjence”

Publikuar më: 13:47 13-07-2017

Zyrtarët shtetërorë në Nevada po marrin masa urgjente për shkak të mungesës së marjuanes. Kërkesa për konsumimin e saj ka qënë shumë e madhe pas legalizmit me 1 korrik.

Ka shumë dyqane ku shitet por të paktë janë shpërndarësit, aq sa mediat në vend e kanë trajtuar me humor situatën duke thënë se askujt nuk do t’i kishte shkuar mendja se do të mungonin shpërndarësit e një droge të ligjshme.

Legjislacioni u dha tregtarëve me pakicë të drejtën për shpërndarjen e marjuanes por shumica e tyre nuk plotësojnë kushtet e liçensës.

Ndaj edhe Departamenti i Taksave lëshoi një deklaratë emergjente, që do të thotë se zyrtarët e shtetit duhet që të miratojnë masa për të luftuar mungesën e saj. Zyra e Taksave tha se 47 dyqanet në shtet që po shesin aktualisht marijuanën po i mbarojnë me shpejtësi rezervat, pasi kërkesa ka kaluar çdo parashikim të industrisë.

Nevada votoi në favor të legalizimit të marjuanes në nëntor pasi edhe disa shtete të tjera morën të njëjtin vendim.

Article Logic
Execution time: 0.0034401416778564