Ai është një nga njerëzit që bën blerjet e merkatos së Juventus. Së fundmi në një intervistë për median prestigjioze “Sky Sports”, Fabio Patriçi ka folur për blerjen e mundshme të Kylian Mbappe.
Ai ka thënë se momentalisht ekipi torinez ka lojtarin më të mirë në botë Cristiano Ronaldon dhe e gjithë performanca e ekipit është rritur me 20-30%.
Ndërsa për blerjen e Mbappe, ai ka thënë këto fjalë:
“Hipoteza shumë imagjinative, fantazi ndihmon, por në janar ndihmon shumë pak, ashtu si në qershor, janë emra të tingëllueshem, klube të mëdha, vështirë për të thënë të hapur sepse ne jemi një klub i madh dhe shikojmë në tregun e të dyja të ardhmes dhe të menjëhershme, gjithnjë me shumë vëmendje”.- përfundoi Patriçi.








4 Mar 2026 





