Michael Schumacher raportohet se po e feston ditëlindjen e tij për herë të parë pas 5 vitesh.
Aksidenti i tmerrshëm në alpet e Francës e ka futur lojtarin në një gjendje të thellë kome.
Corinna Schumacher, bashkëshortja e tij ka folur për “Sportmediaset” për herë të parë mbas shumë kohësh se çfarë po ndodh me kampionin:
“Të jeni të sigurt se ai është në duart të sigurta dhe se ne po bëjmë gjithçka për ta ndihmuar atë. Ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë për një temë kaq të ndjeshme si shëndeti, diçka që Michael gjithmonë e ka dashur”, tha ajo.
49-vjeçarja tha gjithashtu se familja do të festojë edhe për fitoret e mëparshme të shoferit të Ferrarit, “fitoret, të arriturat dhe rekordet”, në ditëlindjen e tij të 50 të.








4 Mar 2026 





