Merkato e janarit po vazhdon fuqishëm në ekipet evropiane me hpajen e saj në 1 janar. Kjo është një periudhë tranzicioni ku ekipeve i jepet mundësia për të kompletuar ekipet e tyre dhe të ketë një fillim të ri në fazën e dytë.
Sot, është zyrtarizuar blerja e Christian Pulisic, i cili kalon nga Dortmund tek Chelsea. Vlera e kartonit të paguar prej londinezëve është 64 mln euro. Mesfushori i krahut të djathtë do të jetë një kombinim i frikshëm me Hazard në krahun tjetër.
Tashmë presim lëvizje nga Real Madrid dhe Barcelona. Përflitet se Harry Kane është një objektiv i ligës spanjolle nga dy gjigandët. Në krahun tjetër Isco kërkon “divorcin” me madrilenët pas problemeve me trajnerin Solari dhe ofertat për të vijnë nga Premier League.
Ekipi i Milan thuhet se mund të bëjë një ofertë për Cesc Fabregas, pasi ai nuk po gjen më hapësira të lira tek Chelsea. Ndërkohë dy ekipet thuhet se po planifikojnë dhe shkëmbimin Morata-Higuain kokë më kokë.
Aaron Ramsey është lojtari me kontratë të lirë nga ekipi i Arsneal dhe të gjithë mediat e zyrtarizojnë atë tek ekipi i Juventus. Nga “Zonja e Vjetër” përflitet gjithashtu se Joao Cuadrado do largohet shumë shpejt drejt Bayern Munich.
Merkatoja sapo ka filluar dhe qëndron e hapur deri më 31 Janar për ekipet evropiane, prandaj mund të presim goditje të tjera të planifikuara nga skuadrat e ligave më të rëndësishme.








4 Mar 2026 





