INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do kthehet opozita në parlament? Flet Basha: Gjërat janë përkeqësuar, dalja jonë ishte pa...

A do kthehet opozita në parlament? Flet Basha: Gjërat janë përkeqësuar, dalja jonë ishte pa...

Publikuar më: 16:54 04-04-2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, nga Berlini ku ndodhet ne një vizitë për takime me parlamentarë gjermanë, foli rreth situatës politike në Shqipëri.

I pyetur nga DW nëse opozita do të kthehet në parlament, Basha tha se “nuk ka kthim pas”. Basha vlerësoi se opozita e vendit nuk do të ndalet së kërkuari si qëllim final vendosjen e një sistemi demokratik funksional në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

Basha tha se për këtë synim, opozita shqiptare ka mbështetjen gjermane.

“Ikja nga Parlamenti ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë legjitimiteti. Ju kujtoj që partnerët gjermanë në Bundestag dhe qeverinë gjermane i njohin këto probleme. Gjërat jo vetëm nuk kanë ndryshuar por janë përkeqësuar. Dalja e opozitës nga Parlamenti është një dalje pa kthim, kriza politike është reale por është një mundësi e madhe jo thjesht për të larguar një qeverisje të lidhur me krimin por për t’u dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që u shërben atyre dhe jo partive. Kam besim të madh që ky transformim që tashmë ka nisur, do të ketë mbështetje nga të gjithë shqiptarët e ndershëm. Në institucionet gjermane kemi gjetur mbështetje për këtë gjendje transformuese”, tha Basha.

Lulzim Basha u shpreh se një hap me rëndësi është që të gjithë politikanët socialistë të dërgohen në burg, pasi janë kapur në përgjime duke bashkëpunuar me krimin e organizuar për të blerë vota.

Basha theksoi se për situatën duhet të reagojë media e lirë, intelektualët dhe shoqëria civile.

Article Logic
Execution time: 0.003695011138916