INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha në Durrës: Rama i sëmurë psikik, largimi i tij emergjencë kombëtare

Basha në Durrës: Rama i sëmurë psikik, largimi i tij emergjencë kombëtare

Publikuar më: 19:21 30-03-2019

Edhe gjatë një takimi me qytetarët e Durrësit Lulzim Basha, Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverisjen e tij, duke e cilësuar si një qeveri krimi dhe korrupsioni.

Ai e konsideroi Ramën si të sëmurë psikik, duke theksuar se largimi i tij është emergjencë kombëtare.

“Rama është një i sëmurë psikik. 100 mijë euro në orë është fatura e çdo shqiptari, 100 mijë euro paguan populli për estradën e shpifur të Edi Ramës. A ia vlen ky çmim, shkatërrim i i vendeve të punës, i shëndetësisë, i shkollave?

A e meriton Durrësin estradën e Edi Ramës? Nuk ka mjerim më të madh sesa të derdhësh qumështin, sepse shitet më lirë se ujë.

Rama me bandat e hajdutëve ka si qëllim të falimentojë fermerët për të mbushur xhepat e oligarkëve. Largimi i Ramës është emergjencë kombëtare”, deklaroi Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0042350292205811