INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat serbe ngrenë alarmin: ‘’Ushtarët shqiptarë kanë hyrë në veri të Mitrovicës, situatë shqetësuese’’

Mediat serbe ngrenë alarmin: ‘’Ushtarët shqiptarë kanë hyrë në veri të Mitrovicës, situatë shqetësuese’’

Publikuar më: 18:39 04-04-2019

Mediat serbe kanë raportuar se 14 ushtarë mes tyre shumica ushtarë të KFOR-it por edhe shqiptarë, kanë shkelur territorin e Mitrovicës së Veriut.

Sipas mediave serbe, parakalimi i ushtarëve shqiptarë ka shkaktuar shqetësim në mesin e serbëve në veriun e Mitrovicës.

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë parë duke kaluar urën e Ibrit gjatë orëve të paradites, ndërsa kanë qëndruar në veri për më shumë se 1 orë.

‘Në mesin e ushtarëve që parakaluan përmes qytetarëve kishte edhe shqiptarë. Ata duken qartazi që janë shqiptarë, për shkak të stemave. Madje, mbajnë edhe grada oficerësh. Deri tani një skenë e tillë nuk është parë ndonjëherë. Prania e ushtarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës ka shkaktuar shqetësim’, kanë raportuar mediat serbe.

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105