INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do ketë një tjetër “MADAM” pas ndarjes nga Loredana? Mozzik përgjigjet TROÇ: Jeta vazhdon…[VIDEO]

A do ketë një tjetër “MADAM” pas ndarjes nga Loredana? Mozzik përgjigjet TROÇ: Jeta vazhdon…[VIDEO]

Publikuar më: 11:32 24-07-2020

Mozzik është rikthyer fuqishëm këtë verë, me dy këngë që po korrin sukses të jashtëzakonshëm. “Madonna” që u lançua pak ditë më parë, e cila pavarësisht kritikave për tekstin, ka arritur të marrë miliona klikime dhe “PP”, një duet me këngëtaren Kida, këngë e cila gjithashtu ka tejkaluar çdo parashikim dhe ka thyer rekorde në vendin tonë.

Por përveç jetës profesionale, Mozzik përflitet gjithmonë për jetën private pasi ka qenë i lidhur me Loredanën, me të cilën kanë një vajzë të quajtur Hëna.

Por ç’po ndodh me jetën sentimentale të Mozzik pas ndarjes nga reperja e njohur?

Ai ishte i ftuar së fundmi në “Sonte” në T7, ku ka folur rreth jetës profesionale dhe personale e ndër të tjera u pyet nëse do ketë një ‘madam’ të dytë në jetën e tij.

I ngacmuar nga gazetarja që i tha se është në ‘lupën’ e shumë vajzave Mozzik tha me nota humori se në fakt vajzat nuk i afrohen se kanë ‘frikë’ pas ndarjes së tij nga Loredana.

“Një herë jo. Nuk jam as i fokusuar. Por, s’jam kundër jeta vazhdon. Vajzat po tuten, po thon ky thmi, po len thmi gjithkë.. jo se po bëj hajgare. Nuk jam i fokusuar tani, por më vonë po. Me kohën vin gjithçka.”, u përgjigj reperi.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881