INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘A do bëje s*ks për të shkuar në finale të Big Brother VIP?’ Ja si përgjigjet Ilnisa, ndërhyn dhe Meritoni

‘A do bëje s*ks për të shkuar në finale të Big Brother VIP?’ Ja si përgjigjet Ilnisa, ndërhyn dhe Meritoni

Publikuar më: 18:28 17-02-2024

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Vetëm pak më parë banorët kanë luajtur një lojë me pyetje anonime, pra secili mund të shkruaj një pyetje për një nga banorët, të cilët më pas do të përgjigjen ama personi që e ka shkruar nuk do të zbulohet. Shumë prej pyetjeve ishin mjaft pikante dhe ajo për Ilnisën nuk mbetet pas. E pyetur nëse do të kryente marrëdhënie seksuale brenda në “Bbv” për të shkuar në finale, Ilnisa refuzoi të përgjgijej dhe gjithashtu Meritonit nuk i pëlqeu aspak pyetja.

Pyetja: A do arrish të bësh seks për të shkuar deri në finale?

Ilnisa: Refuzoj në mënyrë kategorike të përgjigjem për llojin dhe nivelin e pyetjes. Mendoja se në këto moment pyetjet do të ishin… Është skandaloze dhe e mjerë situata ku jemi këtu bashkë dhe është e mjerë mënyra se si mendoni…

Merioni: Çfarë janë këto pyetje, s’jeni normal…

Article Logic
Execution time: 0.0032048225402832