INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
806 rrënjë cannabis sattiva në Bulqizë, ska autor

806 rrënjë cannabis sattiva në Bulqizë, ska autor

Publikuar më: 13:22 26-08-2016

Aksioni anticannabis vijon në mbarë vendin, ku sipas të dhënave të Policisë së Shtetit po rezulton se kudo janë bjellë bimë narkotike. Gjatë një aksioni në Bulqizë, janë asgjesuar 806 rrënjë bimë narkotike, të mbjella në një parcelë. Edhe në këtë rast, uniformat blu nuk kanë mundur që të kapin kultivuesin e bimëve narkotike, ndërkohë që bimët janë asgjesuar me anë të djegies.
Njoftimi i policisë:
“Efektivat e Komisariatit të Policisë Bulqizë, mbi bazë edhe të një informacioni të marrë në rrugë operative, në lidhje me “Kultivimin e bimëve Narkotike”, kanë ushtruar kontroll në territorin e fshatit Smollik në Njësinë Administrative Zerqan të rrethit Bulqizë. Si rezultat i kontrollit të ushtruar në një pjesë pylli të shpyllëzuar, është konstatuar një parcelë e kultivuar me bimë të dyshuara narkotike.
Grupi hetimor ka konstatuar se në këtë parcelë ishin të kultivuara 806 bimë të dyshuara “Cannabis Sativa”.
Bimët varionin nga 1.5 deri në 2.5 metra të larta.
Bimët narkotike janë asgjësuar në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale për ekzaminime laboratorike.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit”.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949