INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
7 situatat e sikletshme që përjetoni pas ndarjes

7 situatat e sikletshme që përjetoni pas ndarjes

Publikuar më: 16:16 31-05-2017

1. E le apo të la?!

Pyetje që meriton thjesht një derë në surrat.

2.T’i shpjegosh gjithë dynjasë arsyen e ndarjes

Hajde t’i shpjegosh gocës së tezes së xhaxhait të gjyshes që i gjete mesazhe “pune” në celular nga kolegia e tij e pafajshme.

3.Kur të pyesin si po shkojnë gjërat me ATË.

Po shumë mirë, përveç faktit që më theu zemrën dhe që do ta urrej deri në përjetësi. Faleminderit që pyet, ti nga shpia mirë?

4.Ata që të thonë: ‘Ua po ju ishit aq mirë bashkë!’

Dhe ti që ulëret nga brenda: “Hapu dheeeee!”

5.Ndarja e pronësive, thënë ndryshe: shoqërisë

Ja, ata kishin dalë me ATË dje në darkë. Nuk më duan më tradhtarët e ndyrë, do vdes vetëm o maaaa...

6.Fshirja e fotove

Operacioni “Fshirja e fotove”, që përfshin jo vetëm profilet e tua në rrjete sociale, por edhe ato të miqve që kanë foto me ju të dy, është një nga fazat më acaruese, për vetë faktin që edhe ata që nuk kishin pse të dinin që jeni ndarë, do ta marrin vesh. Dhe ty të vjen të plasësh.

7.Shkëmbimi me ish-in në rrugë

Hmmm... çfarë supozohet të bësh? T’i japësh dorën? Ta puthesh në faqe? Të bësh sikur nuk e sheh? Apo të përdorësh atë sprajin me piper që mban në çantë duke pritur pikërisht për këtë moment? Hmmm... dilema, dilema...

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988