INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
600 persona të pushuar nga puna, Rama: Grabitqarë, parazitë…

600 persona të pushuar nga puna, Rama: Grabitqarë, parazitë…

Publikuar më: 14:30 24-04-2019

Kryeministri ka bërë bilancin e pushimeve nga puna vetëm për shkak të ankesave të qytetarëve që pas ditës që është hapur portali “Shqipëria që duam”. Në takimin e përjavshëm me qytetarët që kanë gjetur zgjidhje me anë të portalit "Shqipëria që duam.al", kryeministri Rama tha se deri më tani janë pushuar nga puna 600 persona dhe janë dhënë shumë masa administrative.

"Janë 600 individ, nga punonjës deri tek drejtues që janë pushuar nga puna se nuk kanë qenë të denjë në shërbimin e qytetarëve. Edhe nga konstatimet tona në bazë të rezultateve të punës së matshme, nga raportet dhe ankesat, por edhe marrja e perceptimit të qytetarëve, ka një perceptim që ndjehet tek shërbimet publike. Qeveria miku më i madh i çdo qytetari"u shpreh Rama.

Shefi i qeverisë nuk nguroi tu vërë edhe epitete punonjësve që nuk i përgjigjen shqetësimeve të qytetarëve.

“Grabitqarët parazitët injorantët nuk mund t’i identifikojmë pa ndihmën tuaj. Është koha që të ndajmë të thatin nga i njomi. Më vjen mirë të them se numri total i ankesave në platformë, ka kaluar 41 mijë dhe po afrohen në 30 mijë rastet e zgjidhura. Kjo tregon se ku e kemi çuar komunikimin me njerëzit. Komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit që nuk jetojnë në kazan, me njerëzit që nuk rrinë kafeve dhe nuk bëjnë llogje” theksoi Rama.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036149024963379