INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundoi afati/ Ja kush janë partitë e regjistruara në zgjedhje [LISTA]

Përfundoi afati/ Ja kush janë partitë e regjistruara në zgjedhje [LISTA]

Publikuar më: 13:58 24-04-2019

Rreth 40 parti politike kanë pranuar që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi kërkesën e 9 subjekteve të tjera politike, duke e çuar kështu në 34 numrin total të partive të regjistruara zyrtarisht në zgjedhjet për pushtetin lokal. Ndërkohë që burime nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëjnë me dije se janë edhe rreth 7 parti të tjera politike që kanë paraqitur kërkesë pranë këtij institucioni për t’u regjistruar në zgjedhjet e ardhshme lokale, duke e çuar kështu në mbi 40 numrin total të partive që do jenë në fletën e votimit të 30 qershorit. 

Partitë e regjistruara në zgjedhje:

1. Partia Socialiste e Shqipërisë – Edi Rama
2. Partia Socialdemokrate Shqiptare – Skënder Gjinushi
3. Partia e Gjelbër – Edlir Petanaj
4. Partia Kristian Demokrate – Dhimitër Muslia
5. Partia Aleanca Demokristiane – Zef Bushati
6. Partia Socialiste e Moderuar – Gjergji Koja
7. Partia Unitetit Kombëtar – Idajet Beqiri
8. Partia Emigracionit Shqiptar – Kostaq Papa
9. Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar – Gjovalin Shqalshi
10. Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare – Genci Sakaj
11. Partia e të Drejtave të Mohuara – Ilir Vata
12. Partia Demokracia e Re Europiane – Koçi Tahiri
13. Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane – Valentino Mustaka
14. Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet – Kujtim Muça
15. Partia Ardhmëria Shqiptare – Emin Subashi
16. Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen – Kristo Kiço
17. Partia për Demokraci dhe Solidaritet – Gaqo Apostoli
18. Partia për Mbrojtjen e të drejtave të emigranteve – Ymer Kurti
19. Partia Komuniste e Shqipërisë – Qemal Cicollari
20. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar – Ylber Valteri
21. Partia Ora e Shqipërisë – Zef Shtjefni
22. Partia Bashkimi Liberal Demokrat – Arian Starova
23. Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë – Arian Galdini
24. Partia Kombëtare Konservatore – Kujtim Gjuzi
25. Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve – Kadri Isufaj
26. Fryma e Re Demokratike – Bamir Topi
27. Lista e Barabartë – Ben Blushi
28. Partia Zgjidhja – Koço Kokëdhima
29. Partia Demokracia Sociale – Paskal Milo
30. Partia Ligj dhe Drejtësi – Spartak Ngjela
31. Partia Socialpunëtore Shqiptare – Ramadan Ndreka
32. Partia e Reformave Demokratike – Krenar Rryçi
33. Pajtimi Kombëtar Shqiptar – Spartak Dobi
34. Aleanca Kuq e Zi – Kreshnik Spahiu

35. Partia Bindja Demokratike – Astrit Patozi

36. Partia Balli Kombëtar – Adriatik Alimadhi

37. Partia G99 – Ervin Mete

Article Logic
Execution time: 0.0029888153076172