INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet Gent Cakaj: E vërteta e lidhjes sime me vajzën e Linda Ramës

Flet Gent Cakaj: E vërteta e lidhjes sime me vajzën e Linda Ramës

Publikuar më: 11:21 24-04-2019

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka komentuar në “Opinion” përhapjen e lajmit në mediat online, se ai bashkëjeton me Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës nga martesa e saj e parë.

Cakaj tha se një informacion i tillë ishte i pavërtetë dhe një shpifje për të njollosur atë dhe Kryeministrin Edi Rama.

“Kjo përveç se është absolutisht e pavërtetë është edhe dashakeqe. Me autorët e kësaj do ballafaqohem në gjykatë. Kanë bërë gjithfarë obstruksionesh me këtë çështje. Kjo është një gënjeshtër absolute bëhet për të njollosur kryeministrin dhe reformën në ministrinë e Jashtme. Unë jetoj vetëm dhe nuk jam në një lidhje. Kjo është produkt i fantazisë së shfrenuar dhe unë turpërohem të flas për këtë çështje”, deklaroi Cakaj.

Article Logic
Execution time: 0.0034670829772949