INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pashkët, ja si urojnë Rama e Basha [FOTO/VIDEO]

Pashkët, ja si urojnë Rama e Basha [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 09:32 21-04-2019

Besimtarët katolikë festojnë Pashkët. . Urimet për këtë festë të veçantë të besimtarëve i ka ndarë edhe politika shqiptare.

Kryeministri Edi Rama uroi besimtarët katolikë për festën e Pashkëve duke  zgjedhur një urim të veçantë përmes Memorialit në Kuvendin e Troshanit, vendi ku mësoi u rrit, dhe më pas dha mësim At Gjergj FIshta. "Ju uroj Pashkë të gëzuar", shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

ramaaa.PNG

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha ka uruar nga Kisha e Shna Ndoit në Lac.

“Sapo kam mbërritur në një vend, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, për besimtarët e Krishtit dhe për të gjithë shqiptarët, Kishën e Shna Ndout në Laç dhe dua prej këndej t’u uroj gjithë besimtarëve, katolikë e ungjillorë, dhe të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar! Për shumë vjet Pashkët”. Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit, bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për t’u bashkuar të gjithë si vëllezër e motra, nën Perëndinë, nën Zotin, në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe ngjalljes së shpresës, për një Shqipëri të paqes, për një Shqipëri të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar dhe për të gjithë bijtë, vogëlushët e shqiptarëve, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665