INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ditëlindja e Ermal Fejzullahut do të mbahet mend për këto 4 gjëra të çuditshme! [FOTO]

Ditëlindja e Ermal Fejzullahut do të mbahet mend për këto 4 gjëra të çuditshme! [FOTO]

Publikuar më: 14:36 24-08-2018

Një super festë organizoi bashkëshortja e Ermal Fejzullahut, Ariana me rastin e 30-vjetorit të këngëtarit. Fotot dhe videot e publikuara nga të ftuarit mbrëmjen e djeshme, e kallën Instagramin.
Festa u shndërrua në një koncert pasi thuajse të gjithë të ftuarit ishin këngëtarët e njohur të Kosovës, miq të Ermalit dhe Arianës, si Ledri Vula, Dafina Zeqiri, Lyrical Son etj që performuan hitet e tyre më të fundit.

Kjo ditëlindje tërhoqi vëmendjen e të gjithëve për nga vetë organizimi, por edhe për disa detaje që Iconstyle.al pikasi, dhe që mund t’i shihni më poshtë:

1.Ermal Fejzullahu i këndoi vetes për ditëlindje

Po, po! E bëri si burrat! Mori mikrofonin dhe këndoi “Shumë urime për veten”, teksa priste tortën në formë pianoje me Arianën.

2.Vetëm Ariana Fejzullahu e veshur me të bardha

Kodi i veshjes në festën e ditëlindjes ishte: All Black! (Të gjithë me të zeza) Por çuditërisht, Ariana, vetë organizatorja e festës e kishte thyer kodin dhe ishte veshur nga koka te këmbët me të bardha. A ishte kjo një mënyrë për të rënë në sy? Sigurisht. Ajo shkëlqente e gjitha.

arianaaaa.jpg

3.Po Gjiko ku e ka Elitën?

Në postimet e njëpasnjëshme të Ledrit në Instagram, nuk mungoi dhe një video me Gjikon. Reperi ishte i ftuar në festë, por sytë nuk na zunë gjëkundi partneren e tij, Elita Rudi.

Moderatorja thuhet se është shtatzënë, por ende nuk është konfirmuar gjë. Çifti madje do të martohej, por dasma u anulua pak ditë para, për shkak të zhurmës që po krijohej në media, gjë që dyshes nuk po i pëlqen aspak.

4.Ermal Fejzullahu qenka 30 vjeç?

Duke e pabesueshme pasi jemi rritur me këngët e tij. Por Ermal Fejzullahu e ka nisur herët karrierën e tij muzikore, që kur ishte 6 vjeç. Këngëtari është martuar vetëm 20 vjeç dhe ka tre fëmijë me gruan e ëndrrave të tij, Arianën.

Article Logic
Execution time: 0.0033299922943115