INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fifi nuk la gjë pa i thënë Taynas, por kjo e fundit i bën atë që nuk e priste para të gjithëve! [FOTO]

Fifi nuk la gjë pa i thënë Taynas, por kjo e fundit i bën atë që nuk e priste para të gjithëve! [FOTO]

Publikuar më: 14:05 24-08-2018

Kënga më e fundit e Fifit “Habibi” në bashkëpunim me këngëtaren marokene “Lamar” u përfol jashtëzakonisht shumë se ishte një “diss” i hapur ndaj repereve të reja Tayna dhe Rina.

Teksti i kësaj kënge u komentua shumë pasi Fifi i drejtohej Taynës dhe Rinës haptazi.

"S'më bon përshtypje nëse e ki belin e hollë, mos i jep vetes rëndësi se je t'u u kalb n'silikon", shprehet Fifi në një pjesë të këngës duke iu referuar faktit që Tayna në këngën e saj "Columbiana" thotë se e ka belin shumë të hollë.

"E keni flliq krejt t'u bo bordell, o ciceronk e trapit t'u ka bo shpell", është edhe kjo një pjesë e tekstit të këngës që u komentua shumë në rrjete sociale e që siç duket i referohet repereve të reja.

Duket se Tayna nuk e ka lënë me kaq, ajo ja ka kthyer me shumë finesë “diss-in” Fifit.

 

Në Instagram, tayna ka ndarë një foto pikërisht me Lamar, këngëtaren me të cilën Fifi bashkëpunoi për Habibi dhe foton, Tayna e ka shoqëruar me përshkrimin:

“ Ti m’bon diss po njerëzit e din realitetin edhe n’fund fiton ma i miri”, ka shkruar Tayna teksa i ka bërë tag Lamar dhe ka shkruar se ajo është një grua shumë e bukur brenda dhe jashtë.

taynaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032200813293457