INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
17 të arrestuar deri tani për grabitjen e Kim K në Francë, mes tyre dhe ky person [FOTO]

17 të arrestuar deri tani për grabitjen e Kim K në Francë, mes tyre dhe ky person [FOTO]

Publikuar më: 11:14 10-01-2017

Për të realizuar një goditje të tillë miliona dollarëshe kundër një personazhi kaq të njohur dhe të ruajtur sa Kim, natyrisht që duhet të kishte gisht një i brendshëm.

Bëhet fjalë për shoferin e bukuroshes 36 vjeçare, i cili figuron në listën e personave të arrestuar për agresionin dhe vjedhjen në Paris. Grabitja, me vlerë 10 milionë dollarë, ishte vjedhja më e madhe e bizhuterive kundrejt një qytetari privat në Francë prej më shumë se dy dekadash. Zhvillimet e hetimeve forcojnë teoritë sipas të cilave gjithçka ishte një punë e brendshme dhe banda e dinte se ku do të ishte shënjestra në çdo kohë. Shoferi 27 vjeçar punonte për një firmë që përdorej nga familja Kardashian çdo herë që ata ndodheshin në Paris. Policia konfirmoi raportimet sipas të cilave ky person ishte në dijeni të të gjitha lëvizjeve të Kim K.

sc1.jpg

sc2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041310787200928