INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 vende pune të lira në Shërbimin Diplomatik, Cakaj sqaron kriteret dhe pozicionet

12 vende pune të lira në Shërbimin Diplomatik, Cakaj sqaron kriteret dhe pozicionet

Publikuar më: 10:48 21-09-2019

Në ministrinë e Punëve të Jashtme janë 12 pozicione të lira në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i cili ka thënë se shpallja për këto vende të lira pune është pjesë e përpjekjes së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të përfshirë ekselentët në trupën diplomatike shqiptare.

Kreu i diplomacisë saktëson dhe siguron se procesi i përzgjedhjes së diplomatëve të ardhshëm dhe shërbyesëve civilë të rinj do të jetë i mbështetur tërësisht mbi merita profesionale dhe vlerësime objektive.

“Ndryshimet e ndërmarra deri më tani, kanë krijuar një hapësirë shumë më të madhe për ekselentët, profesionistët dhe personat me aftësi cilësisht të dalluara në përgjithësi. Kjo gjeneratë e re diplomatësh do të ushtrohet në trajnime të veçanta e do të trajtohet me një kujdes të posaçëm për t’u bërë një gjeneratë elitë e diplomacisë shqiptare në perspektivë afatgjatë!” – shkruan Cakaj.

Të gjithë ata që mendojnë se mund t’i shërbejnë Shqipërisë si diplomatë të ardhshëm, mund të shohin kriteret dhe postet e lira në këto adresa:

http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1826
http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1825
http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1824

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932