INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudira shqiptarësh! Nga arresti në shtëpi, shkon e godet shoferin e urbanit: Nuk ecte shpejt

Çudira shqiptarësh! Nga arresti në shtëpi, shkon e godet shoferin e urbanit: Nuk ecte shpejt

Publikuar më: 11:04 21-09-2019

Një 23-vjecar është arrestuar nga policia e kryeqytetit pasi jo vetëm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” por është konfliktuar edhe me shoferin e autobuzit të një linje urbani, madje duke e goditur me mjete të forta.

Policia bën me dije se 23-vjecari me inicialet A.K me precendentë të mëparshëm penalë pasi ka dalë nga shtëpia ka goditur me mjete të forta në fytyrë shoferin e urbanit pasi sipas të riut autobuzi nuk ecte shpejt.

Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Article Logic
Execution time: 0.0038061141967773