INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-deputeti demokrat zbulon se ku pushojnë ministri Caka e Gjiknuri: Darka me shampanjë e karkaleca

Ish-deputeti demokrat zbulon se ku pushojnë ministri Caka e Gjiknuri: Darka me shampanjë e karkaleca

Publikuar më: 11:10 15-08-2019

Luçiano Boçi teksa merr shembull dorëheqjen e ministrit francez të Mjedisit gjatë ditës së djeshme, e krahason me arrogancën e ministrave të Qeverisë Rama, të cilët sipas tij shpenzojnë shuma të majme në kurriz të taksave të shqiptarëve dhe nuk japin asnjë përgjegjësi.

Sipas Boçit, ministri francez i Mjedisit François de Rugy dje ka dhënë dorëheqjen pasi është akuzuar nga mediat vendase online se ai dhe e shoqja, gazetare shumë e njohur, kanë shtruar darka me shampanjë e karkaleca në apartamentin e tyre për miqtë, me fondet e taksapaguesve.

Ja një pjesë e statusit të tij në facebook:

Për koincidencë, dje mediat online transmetuan faktin e denoncuar nga Berisha me figurë e zë, se Ministri shqiptar i Europës, Cakaj i vogël i perandorisë dhe Bastuni i Ramës (ishin kapur duke drekuar në një restorant luksoz të Stambollit, të rrjetit Nusret, ku fatura shkon 1000 Euro. Ish ministri Gjiknuri shtriqej në Monte Carlo.

Aq shumë miliona kanë shpenzuar sa për gjashtë vite mund të hanin dreka e darka me karkaleca e shampanjë të gjithë ata që sot marrin ndihmë ekonomike, studentët e ata të përkrahjes sociale.
Dallimi midis regjimit shqiptar dhe demokracisë franceze është i qartë. Banda e luksit në pushtet duhet shkulur!

Article Logic
Execution time: 0.0031039714813232