INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
1.5 ton kanabis sekuestrohen në Vlorë, arratisen autorët

1.5 ton kanabis sekuestrohen në Vlorë, arratisen autorët

Publikuar më: 11:08 23-12-2016

1.5 ton lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar në zonën e Petrolifrës në Vlorë. Edhe pse Policia nuk ka dhënë informacione për sasinë, është mësuar se janë sekuestruar plot 1.5 ton.
Operacioni është zhvilluar mëngjesin e së premtes, rreth orës 03:30 nga policia kufitare e Vlorës, e cila konstatoi një kamionçinë që mbante të fshehur drogën. Gjithashtu policia konstatoi një gomone me të cilën dyshohet se droga do të trafikohej në Itali si dhe dy automjete të tjerë, por autorët pasi panë rrezikun e ndjekjes së policisë kanë braktisur mjetet dhe sasinë e drogës.
Po vazhdon kontrolli për kapjen e autorëve të cilët dyshohet se janë fshehur në pyllin e zonës.
Njoftimi i Policisë:
“Në plazhin midis Petroliferës dhe Triportit është bërë e mundur bllokimi i një kamioni të markës “Iveco” me targë AH 117 AB, brenda së cilës u konstatuan disa pako të mbështjella me qese plastike dhe natriban, ku dyshohet se përmbajnë lëndë narkotike si Cannabis Sattiva. Droga do transportohej me gomone. Në afërsi të këtij kamioni Policia ka konstatuar një automjet Fuoristradë Toyota, ndërsa në det është parë një mjet lundrues gomone, duke  lëvizur brenda gjirit të Vlorës, i cili dyshohet se kishte për qëllim trafikimin e saj, drejt shtetit Italian. Nga kontrolli i ushtruar në pyllin e kësaj zone, është konstatuar një karel-transportues mjetesh lundruese dhe rreth 100 m larg këtij kareli është gjetur i braktisur një automjet tjetër. Land Rover”.
Vazhdon operacioni i përbashkët midis Policisë Kufitare dhe Policisë Vendore, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Article Logic
Execution time: 0.0040600299835205