INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarri shkrumbon katin e tretë të një pallati në Fushë-Krujë, rrezikohen 4 fëmijë

Zjarri shkrumbon katin e tretë të një pallati në Fushë-Krujë, rrezikohen 4 fëmijë

Publikuar më: 09:53 14-09-2019

Një zjarr përfshiu katin e tretë të një pallati në Fushë Krujë. Katër fëmijë kanë mbetur të afiksuar për shkak të tymit fatmirësisht tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Kati i tretë i pallatit është djegur plotësisht.

Flakët kanë qenë të frikshme dhe banorët e kanë pasur të pamundur të dalin, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me shpejtësi, por tymi dhe flaka kanë qenë një problem edhe për forcat e shpëtimit.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se një defekt në rrjetin elektrik mund të ketë inicuar flakët, që për fat nuk ka shënuar viktima.

Article Logic
Execution time: 0.0031399726867676