INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vuçiç ‘nxehet’ me qëndrimin e BE: Ja kush nuk është mik me Serbinë

Vuçiç ‘nxehet’ me qëndrimin e BE: Ja kush nuk është mik me Serbinë

Publikuar më: 11:53 11-04-2018

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duket se është zemëruar me deklaratat e Bashkimit Europian lidhur me çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe. Duke reaguar ndaj deklaratës së zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiç, e cila tha se ky Asociacion do të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës, Vuçiç kërkoi që t’i tregojnë atij ku është e shkruar një gjë e tillë. Kreu i shtetit serb u duk i çuditur nga ky deklarim. "Jam i befasuar me një deklaratë të tillë. 100 herë e kam thënë në Bruksel se Asociacioni themelohet në përputhje me marrëveshjen e Brukselit. Dua të na tregojnë se ku është e shkruar kjo gjë në marrëveshjen e Brukselit, unë e di përmendësh Marrëveshjen e Brukselit, ju mund ta gjeni atë në faqen e Qeverisë, të presidentit, të zyrës për Kosovë, një gjë e tillë nuk shkruhet askund”, tha presidenti serb për RTS mbrëmjen e së martës. Për Vuçiç, deklarata të tilla, "tregojnë qartë se kush është miku i Serbisë dhe kush nuk mund ta thërrasë me atë emër. E vetmja gjë e mirë këtu është se po e thonë këtë publikisht duke u treguar njerëzve në Serbi se çfarë janë negociatat në Bruksel, sa e vështirë është, e me çfarë po përballemi", tha presidenti. Ai shtoi se tani me rëndësi është “paqja e brendshme e Serbisë”. “E pyetur më herët nga Tanjug nëse projektligji për Asociacionin do të funksiononte sipas dispozitave të marrëveshjes së Brukselit, që parashikon kompetenca më të mëdha për serbët e Kosovës ose sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila redukton këto kompetenca në nivelin e një OJQ, zëdhënësja e BE Maja Koçijançiç tha se do të formohen "në përputhje me ligjin e Kosovës"-shkruan B92. Kosova po këmbëngul që Asociacioni të bëhet në bazë të Kushtetutës së saj, ndërsa përfaqësuesit e Listës Serbe, së bashku me Qeverinë serbe, kërkojnë që themelimi i tij të ndodhë duke pasur për bazë Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158