INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Algjeri, rrëzohet avioni ushtarak me 200 persona në bord, sulm apo defekt teknik...

Algjeri, rrëzohet avioni ushtarak me 200 persona në bord, sulm apo defekt teknik...

Publikuar më: 12:12 11-04-2018

Të paktën 200 persona mendohet se kanë humbur jetën gjatë një aksidenti ajror ku një avion ushtarak është rrëzuar në Algjeri.

Sipas mediave , ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm me orën lokale.

Avioni ishte duke transportuar dhjetëra ushtarë dhe pajisje luftarake, në momentin kur u regjistrua aksidenti ajror.

Të paktën 14 ambulanca dhe 10 zjarrfikëse shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërsa dhjetëra trupa u nxorën nga ajo që kishte mbetur prej avionit luftarak.

Avioni i përfshirë në këtë tragjedi ajrore ishte një “Ilyushin Il-78” dhe sapo ishte ngritur në fluturim nga baza ajrore “Boufarik”.

Ende nuk bëhet me dije se cili ishte shkaku i rrëzimit të avionit ndërsa ministri algjerian i Mbrojtjes u shpreh se do të ngrihet një komision hetimi.

Article Logic
Execution time: 0.0041139125823975