INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vota në OKB kundër Trump, SHBA: Do ta kujtojmë këtë ditë

Vota në OKB kundër Trump, SHBA: Do ta kujtojmë këtë ditë

Publikuar më: 10:23 22-12-2017

OKB ditën e djeshme votoi rezolutën kundër SHBA e cila njohu Jeruzalemin kryeqytet të Izraeli, rezolutë që dënonin vendimin e Washingtonit. Mes shteteve që votuan kundër Trump ishte dhe Shqipëria.

‘Do ta mbajmë mend këtë ditë’ u shpreh ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley e cila edhe një ditë më parë ishte shprehur se do të merrte shënim të gjitha shtetet të cilat do të vcotonin kundër SHBA-së.

Ndërsa Izraeli ka falenderuar Trump për këtë vendim, vendet që absetuan janë Kanadaja, Cekia, Polonia, Rumani.

Në mbyllje të votimit në OKB, 128 vende u shprehën pro rezolutës, 9 kundër dhe 35 abstenuan. Shqipëria votoi pro saj. Mes votave në favor të rezolutës dhe kundër SHBA u rreshtua elita europiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Article Logic
Execution time: 0.0039370059967041