INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trupi i Anxhelinës, do kthehet në Berat! Nëna kërkon ekspertizë për dhunë seksuale

Trupi i Anxhelinës, do kthehet në Berat! Nëna kërkon ekspertizë për dhunë seksuale

Publikuar më: 17:42 07-01-2019

Pas vrasjes së Anxhelinës nga i ati në Korfuz, shteti grek i plotëson dëshirës nënës së saj që ta varrosë në Berat. Mediat greke njoftojnë se nesër do të transportohet nga Korfuzi në Berat për t’u përcjellë për në banesën e fundit trupi i Anxhelina Petros. Sipas mjekut ligjor në Korfuz, Chrysavgi Kousi kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe prokurori ka urdhëruar që trupi të transferohet në Shqipëri pas kërkesës së nënës së saj që të varroset në Berat. Trupi i vajzës do të transportohet falas deri në kufirin shqiptaro-grek nga një agjenci funerale e Korfuzit.

Mamaja e 29-vjeçares, Xhezmije Hoxhallari kërkoi dje edhe një ekzaminim të mëtejshëm mjeko-ligjor për të hetuar nëse para vrasjes e bija është abuzuar seksualisht. Kërkesa e mamasë i është bërë e ditur prokurorisë nga avokati i saj. Anxhelina Petro u vra dhe u gropos nga duart e vrasësit, të atit, në oborrin e shtëpisë së këtij të fundit. Shkak i vrasjes ishte fakti se i ati nuk pranonte lidhjen e së bijës me të riun afgan.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875