INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Trailer: Çfarë ju pret nga ''Avengers: Infinity War''

Trailer: Çfarë ju pret nga ''Avengers: Infinity War''

Publikuar më: 15:50 03-05-2018

Përpara se të shihni filmin, duhet të dini se “Avengers: Infinity War” është më intensivi i filmave të Universit Kinematik të Marvel deri më tani, për shkak të misionit gjenocidal të antagonistëve dhe pasojat e rënda për disa nga karakteret më të dashura.

Filmi ka shumë humor dhe momente limonatë, por në fund të fundit shkon në vende më të errta se filmat e mëparshëm. Gjithashtu, kërkon goxha njohuri për gjërat që kanë ndodhur në filmat e mëparshëm të Avengers; është pika e takimit e disa serive dhe historive.

Dhuna është një nga komponentët kryesorë të këtij filmi; ka torturë dhe shumë skena shtypjeje apo therjeje të shtuara nga skenat e zakonshme me godina që shemben, sherre të mëdha dhe anije kozmike që shpërthejnë.

Thanos (Josh Brolin) është deri tani armiku më i fuqishëm me të cilën Avengers janë përballur, fakt të cilin krijuesit e filmit e theksojnë menjëherë me goditjen brutale që ai i jep njërit prej Avengers-ave më të fuqishëm.

Elementi kryesor i plotit të filmit është vrasja masive në një shkallë universale, e cila ndoshta mund të jetë pak më shumë seç shikuesit e vegjël mund të përballojnë, ndaj prindër; KUJDES.

Dhe faktikisht, gjërat bëhen mjaft të zymta: personazhet kryesore vdesin, dhe antagonistët janë shumë më të frikshëm se shumica e personazheve të tjerë të këqinj në comic books (librat komikë ose librat ku historia tregohet me dialogje dhe fotografi).

Në të vërtetë është ndikimi emocional që vjen ndryshe dhe më i fortë.

Ka goxha fjalor të rëndë, por që për ne shikuesit shqiptarë nuk është problem sepse nëpër kinema na i kursejnë fjalët e ndyra te titrat, shto këtu faktin që anglishtja nuk është gjuha jonë mëmë dhe jemi në rregull.

Për arsyet e lartpërmendura dhe pa dashur të vazhdoj më tutje sepse nuk dua t’ju bëj spoilers, duhet të përgatiteni emocionalisht.

Nuk ju sugjeroj t’a shikoni në mënyrë pirate, pasi është nga ato filma që fotografia dhe efektet e zërit kanë shumë impakt dhe për t’u shijuar siç duhet kinemaja është ideale.

Nga data 10 Maj mund t’a gjeni në Cineplexx dhe Kinema Millennium.

Nga Dafne Bajraktari

Article Logic
Execution time: 0.00083613395690918
array(1) { ["section"]=> string(48) "trailer-cfare-ju-pret-nga-avengers-infinit-57160" }