INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seriali që me siguri ju kishte munguar rikthehet sërish, Zbulojeni![VIDEO]

Seriali që me siguri ju kishte munguar rikthehet sërish, Zbulojeni![VIDEO]

Publikuar më: 13:03 02-05-2018

E mbani mend 13 Reasons Why? Sigurisht që po. Ishte e vetmja gjë për të cilën u fol vjet. Sidoqoftë, nëse ju ka shpëtuar, historia për një adoleshente që vret veten dhe lë pas 13 kaseta, secila drejtuar dikujt që ndikoi në vdekjen e saj. Seriali ishte shumë popullor, si në Shqipëri edhe në botë.

Vjet, Netix, kompania që e prodhon, deklaroi se seriali do të rikthehej me një sezon të dytë dhe dje publikoi trailerin. Sezoni i dytë del i plotë më 18 maj në Netix raporton revista Anabel.

Pra, për punë tre javësh jeni gati të bllokoni dy ditë të tëra për të mbaruar gjithë episodet.

Këtë sezon, narratori nuk do të jetë Hannah, vajza që vrau veten. S'do të ketë më kaseta, por foto polaroid. Ndodhitë e sezonit të dytë ndodhin disa muaj pas përfundimit të sezonit të parë dhe gjithçka është prodhim origjinal. Selena Gomez do të vazhdojë të shërbejë si producente ekzekutive.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496