INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Topalli: Basha mbledhje me klientët e familjes

Topalli: Basha mbledhje me klientët e familjes

Publikuar më: 16:37 26-07-2017

Në ditën kur Lulzim basha mblodhi grupin e ri parlamentar të PD, ka reaguar ashpër ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Nëpërmjet një statusi në facebook Topalli thotë se Basha zhvilloj mbledhjen me klientët e familjes.
Jozefina Topalli:
“Moj kohë , rend me shpejt se tmerri im."
Sot kur ,KQZ miratoi me 7:0 rezultatin përfundimtar të 25 qershorit , ku e majta ka më shumë se 2 fishin e votave të Listës Basha, për ta fshehur këtë...
Kryetari i delegjitimuar nga 22 Korriku dhe i shkarkuar me humbjen katastrofale të 25 Qershorit, nuk din as të fshehë më urrejtjen e egër të tij ndaj grupit parlamentar, grup që bëri opozitën më të fortë kundra krimit në Parlament e luftën më të fuqishme kundra drogës si politike shtetërore të Edi Ramës .
Urrejtja kundra grupit të deputetëve, që bojkotoi një vit Kuvendin në një sakrificë gati unike , është e vetmja gjë e pa kamufluar nga Lulzim Basha, që thotë se s’ka flirtim me Edi Ramën .. por është në qeveri me të.
Ai sot, 4 ditë pas vetëshkrirjes , duke rendur kundër arsyes, në kundërshtim me Kushtetutën, në dhunim të çdo norme morale dhe etike, jo vetëm që nuk e njeh më as ligjërisht grupin parlamentar të PD, por në një gjest të paprecedent, nuk i durohet të presë edhe një muaj, siç e do rasti e rregulli, kur mbaron mandati i legjislaturës aktuale.
Ky që nuk mblidhte grupin parlamentar kur e detyronte statuti, kur e kërkonte koha dhe deputetët që thirrnin me shqetësim që të mos çonte PD drejt greminës (siç ndodhi në fakt siç e paralajmëruam) , sot mbledh listën e tij klienteliste familjare me shpresë se pas kësaj do shpëtojë nga ankthi i manipulimit dhe falsifikimit të pjesëmarrjes të 22 Korrikut dhe rezultatit katastrofal me minus 230 mije vota te 25 Qershorit.
Krejt si Makbethi , kur flet me vete e pëshpërit:
“Moj kohe, rend me shpejt se tmerri im”.

Article Logic
Execution time: 0.0036780834197998