INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KE

KE "rrezikon" të nxjerrë jashtë Poloninë

Publikuar më: 16:49 26-07-2017

Komisioni Evropian ka deklaruar se Polonia rrezikon të humbasë të drejtën e votës në BE, nëse qeveria polake vazhdon me zbatimin e  reformave të diskutueshme gjyqësore. Nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans,  ka bërë të ditur se tashmë BE ka nisur një proces ligjor kundër Polonisë, për sa i përket reformave gjyqësore. Një prej reformave të cilat u miratuan dhe që hasi një kundërshtim të madh në vend, ku mijëra njerëz u organizuan në protesta, u dekretua ditën e martë nga presidenti Andrzej Duda, duke i dhënë kështu mundësinë Ministrit të Drejtësisë dhe deputetëve të shkarkonin dhe të emëroni gjykatësit pa qenë e nevojshme këshillimi me institucionet e tjera juridike.

“Nën këto reforma në sistemin gjyqësor, gjykatësit do ti shërbejnë nën urdhrat e politikanëve dhe do të jenë të varur nga ata për daljen e tyre në pension”, është shprehur Timmermans.

Bashkimi Evropian nuk e ka miratuar ligjin polak me argumentimin se paraqiste mosha të ndryshme të daljes në pension për gjyqtarët femra dhe atyre meshkuj, gjë e cila bie në kundërshtim me ligjin kundër diskriminimit të unionit.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793