INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Topalli: Dje ka qenë e premte e zezë për PD. Tani Luli do jetë i përjetshëm

Topalli: Dje ka qenë e premte e zezë për PD. Tani Luli do jetë i përjetshëm

Publikuar më: 14:39 21-04-2018

Dikur një nga figurat më të rëndësishme të Partisë Demokratike, sot kritike e drejtuesit të kësaj force Jozefina Topalli reagon pas miratimit të ndryshimeve në Statut një ditë më parë duke deklaruar se “ Dje ka qenë e premte e zezë për PD”.
“Këshilli Kombëtar i PD u mblodh në fund të mandatit të tij për herë të parë(pas atij zgjedhor). Për herë të parë në historinë e PDSH ndodh që në Këshillin Kombëtar të PD të mos lejohet që të diskutohet për zhvillimet politike; Të mos lejohet të bëhet një analizë e situatës pas humbjeve të përsëritura dhe në veçanti pas humbjes katastrofale të 2017”-shkruan ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Më tej ajo thekson se nuk u lejua që të diskutohej për situatën ku sipas saj është katandisur PD.
“Asnjë demokrat nuk mund tË imagjinonte se përveç kësaj do votohej që të mos flitej për politikë, të mos diskutohej për situatën ku është katandisur PD, as për përgjegjësi të drejtuesve, as për emergjencën e nevojës të ringritjes së PD ; as për qeverinë me të keqe të këtyre 30 viteve,, e natyrisht as për dëshpërimin ekonomik të familjeve shqiptare”-vijon Topalli.
“LB vendosi që të mos flitej për politikë. Se për çfarë tjetër Parlamenti (Këshilli Kombëtar ) i një force politike mund të flasë nëse jo por politikë, këtë vetëm Luli mund ta shpjegojë”-komenton demokratja . Më tej ajo sqaron se nuk kishte rend dite dhe as konsultim me degët në rrethe, por se e gjithë mbledhja ishte një censurë e plotë.
“Keshilli Kombëtar ( që nuk e thirrën siç e do statuti përgjatë këtyre 4 viteve asnjëherë) u thirr pa një rend dite politik; biles edhe pa patur draftin e Lulit për ndryshime statuore( sepse ate e shpërndanë me email vetëm pak orë më parë , gjë që nuk të jep mundësi për të bërë një vlerësim serioz); pa u diskutuar më parë me departamentet , pa u konsultu me sekretariatin , pa u diskutu me degët e rretheve, siç është bërë në dekada në këtë forcë politike. Për herë të parë forumi vendos me i heq kompetenca vehtes dhe për t’ia shtu Kryetarit”-thotë Jozefina Topalli. “Duket surreale në fakt , por dje kështu ka ndodh, dhe e gjitha kjo në çensurë të plotë, sepse as mediat nuk lejoheshin. Thelbi i mbledhjes dhe i draftit Basha ishte mbrojtja e karriges së Lulit. Që dje , me letra Luli do jetë i përjetshëm”-analizon ish-kryetarja e Kuvendit.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049