INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajm i mirë! BERZH i jep Shqipërisë 218 milionë Euro kredi, mësoni për çfarë do të shfrytëzohen

Lajm i mirë! BERZH i jep Shqipërisë 218 milionë Euro kredi, mësoni për çfarë do të shfrytëzohen

Publikuar më: 14:00 21-04-2018

Banka Evropiane per Rindërtim dhe Zhvillim duket se është bindur plotësisht per te lëvruar kredinë per Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare. Behet fjale per nje shume qe arrin ne 218 milion euro, me synim ristrukturimin e borxheve.

Kjo kredi është nënshkruar qe ne qershor te 2016, por vetëm tani është disbursuar. Banka kishte vene kushte per kryerjen e reformave ligjore dhe regullatore ne sektorin e energjisë, e konkretisht ne ristrukturimin e kompanive: KESH, OST dhe OSHEE, ne liberalizimin e tregut si dhe krijimin e bursës.

Lajmin e ka publikuar ministri Damian Gjiknuri, i cili i konsideroi negociatat me BERZH te vështira. Kjo është hera e pare qe kompanitë brenda sektorit te energjisë do te arrijnë te shlyejnë borxhet e akumuluara qe nga viti 2010.

“Një falenderim të veçantë për ekspertët e BERZH si dhe stafin e Ministrisë së Financave, KESH, OSHEE dhe OST, për përkushtimin dhe punën e bërë për bërjen efektive të kësaj kredie, e cila jo vetëm përbën një garanci më shumë për stabilitetin financiar të sektorit të energjisë, por sigurisht është një tregues domethënës për ecurinë e mëtejshme të reformave dhe rritjen e investimeve në sektorin e energjisë”, citohet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043