INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri në ‘arrest shtëpie’, reagon presidenti Meta

Tahiri në ‘arrest shtëpie’, reagon presidenti Meta

Publikuar më: 11:24 14-05-2018

Dy ditë më parë Gjykata vendosi që ndaj ish-ministrit Tahiri të vendosej masa e sigurisë 'arrest shtëpie'.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

Gjatë një takimi me rastin e 75-vjetorit të Batalionit partizan të Dumresë në Cerrik kreu i shtetit u shpreh se drejtësia duhet të veprojë e pavarur, sipas shtetit të së drejtës.

Ndërkohë vendimi i gjykatës pritet të apelohet në fillim të javës nga avokatët e Saimir Tahirit, të cilët do të kërkojnë një masë më të lehtë sigurie, por edhe nga prokuroria, e cila kërkon masën e sigurisë “arrest me burg”.

Masa “arrest në shtëpi” për ish-ministrin e Brendshëm u caktua si person i dyshuar për trafik narkotikësh në bashkëpunim me grupin e njohur Habilaj dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0025200843811035