INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Administrata tani ëndërr e vajzave

Administrata tani ëndërr e vajzave

Publikuar më: 10:51 14-05-2018

Puna në administratë është nga më të pëlqyerat dhe këtë e tregojnë statistika gjithnjë e në rritje. Për 1 vend pune në 2017 kanë konkuruar 18 persona, e kjo është më e larta përgjatë viteve të pluralizmit. Viti i dytë me mestaren më të lartë të aplikimeve më herët ka qenë ai 2014 me një përllogaritje prej 14 aplikime për 1 vend punë.

Këto rezultate kanë dalë nga dhënat e raportit të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2017.
Nga raporti vërehet se më shumë kërkesa ka nga të rinjtë dhe sa i përket gjinisë shumica janë gra dhe vajza. Nga rreth 2700 kërkesa për tu punësuar në administratën publike 61.5% janë femra, dhe 38.5% meshkuj. Ndërsa mosha mesatare e aplikantëve është 32 vjeç.

Po a kanë përfituar vendet e punë të rinjtë, që kanë aplikuar?
Sipas raportit në fund të vitit 2017, si rezultat e procedurave të konkurrimit, emërimeve nga lista fituese, zbatimeve të vendimeve gjyqësore dhe transferimeve të përhershme, u plotësuan gjithsej 503 pozicioneve vakante ose rreth 46.5% e nevojave të planifikuara sipas planit vjetor të pranimit. Në total vende të lira pune në adminsitratë ka patur afro 1200. Pra edhe pse e çuditshme nuk janë plotësuar ende vendet e lira të punës edhe pse kërkesat kanë qënë më të larta në historinë e Shqipërisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035967826843262